Site icon Telegrafi

Mësohet shuma që do ta fitojë ekipi që triumfon në finalen e Ligës së Konferencës

Shqipëria pret për herë të parë një finale të një gare evropiane, pasi në Tiranë do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme, me “Air Albania”-n është gati tashmë të presë Romën e Feyenoordin, me skuadrat që do të kërkojnë trofeun e Ligës së Konferencës.

Nesër mbrëma në orën 21:00 do të fillojë momenti historik për gjithë Shqipërinë, shkaku që organizon një event të tillë për herë të parë.

E kur duhet edhe një ditë nga kjo finale është zbuluar edhe çmimi që merr fituesi i këtij komepticioni.

Lexo po ashtu Tensionohet situata para finales së Ligës së Konferencës: Tifozët e Feyenoordit urinojnë autobusin e Romës

Fituesi i trofeut të parë të kësaj gare do të marrë pesë milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë tre milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo rreth të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në dy milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.

Ndërsa kampioni i Ligës së Konferencës, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës nga kampionatet vendase, Roma në Seria A, pasi e mbylli sezonin në vend të gjashtë dhe Feyenoord në Eredivisie, pasi u rendit në vend të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version