Site icon Telegrafi

Mësohet se çfarë i thanë njëri – tjetrit Ramos dhe Rudiger gjatë përplasjes që kishin në ndeshjen Sevilla – Real Madrid

Ndeshja mes Sevillas dhe Real Madridit e zhvilluar të shtunën që u mbyll 1-1, kishte një moment tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Në krye të kësaj përplasje ishin mbrojtësit Sergio Ramos (Sevilla) dhe Antonio Rudiger (Real Madrid).

Përmes leximit të buzëve mediat spanjolle kanë treguar se çfarë fjalësh kanë shkëmbyer dyshja.

Lexo po ashtu Kush mund ta kishte besuar, Ramos kacafytet me një lojtar të Real Madridit

“Shihemi jashtë… shiko, po dridhem nga frika”, i ka thënë spanjolli Antonio Rudigerit gjatë përplasjes së tyre.

“Shihemi jashtë”, u përgjigj Rudiger, duke qeshur.

https://twitter.com/WQRulHassanSyed/status/1716150959141724214

Fatmirësisht nuk pati asnjë zënkë pas fishkëllimës së fundit. Në vend të kësaj, dy mbrojtësit u përqafuan me njëri-tjetrin.

Për më tepër, Sergio thuhet se shkoi në dhomat e zhveshjes së Real Madridit për të biseduar me miqtë e tij të vjetër pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version