Site icon Telegrafi

Ofendim raciste dhe me familje: Mësohet se çfarë i thanë njëri tjetrit Ibrahimovic e Lukaku që zënka shkoi aq larg

Një nga zënkat më të mëdha në vitet e fundit ishte ajo mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut, që ndodhi në fundin e pjesës së parë.

Sipas Tuttomercatoweb, Ibra e ofendoi në baza racore Lukakun duke e quajtur ‘gomar të vogël’.

“Shko bëj vudun (kërcim religjioz në Afrikë) tënd të m***t, gomar i vogël,” thuhet se i tha Ibra Lukaku.

 

Sulmuesi belg e goditi ish-shokun e tij të skuadrës në Manchester United pasi shkoi sy më sy me të.

“Të q*** ty dhe gruan tënde, ju doni të flisni për nënën time?”

Të dy sulmuesit u ndëshkuan nga Paolo Valeri me Ibra i cili mori një karton të dytë të verdhë në pjesën e dytë për një faull ndaj Aleksandar Kolarov, duke u përjashtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version