Arsenali është duke tentuar transferimin e sulmuesit anësorë gjerman Leroy Sane nga Bayern Munich.
Megjithatë gjiganti anglez nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruaj me Sanen, pasi Bayerni nuk do ta lë të lirë lehtë të largohet.
Sipas 90Min, Bayern Munich dëshiron të mbajë Leroy Sane mes raporteve se ai mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë.
Sane është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Bayernin, e cila skadon pas një viti, megjithatë, ata nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Arsenalin duke konsideruar një lëvizje me çmim të ulët.
Bayern nuk është në nxitim për të zgjidhur situatën e Sanes, pasi ata vazhdojnë të bisedojnë për të zgjatur qëndrimin e tij.
Ndërkohë, Arsenali besohet se është i fokusuar në objektiva të tjerë dhe nuk ka kontaktuar ende me Bayernin për Sane.
As vet lojtari nuk është shumë i entuziazmuar për të shkuar në Londër, pasi në pozitën e sulmuesit të djathtë është Bukayo Saka që konsiderohet si i paprekshëm te Topçinjtë. /Telegrafi/