Telegrafi

Mësohet formacioni i yjeve të MLS që do të luajë përballë Real Madridit

Real Madrid do të përballet me yjet e MLS-së në 2 gusht, ndërsa janë zgjedhur 10 nga 11 lojtarët që do të luajnë, ku në mesin e tyre spikasin emra si Kaka, Bastian Schweinsteiger dhe David Villa.

Sistemi i votimit ende vazhdon dhe ka vend edhe për një lojtar.

Më portë do të jetë ish-portieri i Manchester United, Tim Howard, që tani ruan portën te Colorado Rapids.

Më mbrojtje janë Greg Garza (Atlanta United), Graham Zusi (Sporting KC), dhe veteran DaMarcus Beasley (Houston Dynamo).

Mesfusha do të udhëhiqet nga Bastian Schweinsteiger i Chicago Fire, ndërsa votat e tifozëve i kanë marrë edhe Miquel Almiron (Atlanta United), Michael Bradley (Toronto FC) dhe Kaka (Orlando City).

Në sulm do të jenë dyshja Sebastian Giovinco i Toronto FC dhe Nemanja Nikoli i Chicago Fire.

David Villa ëshët sulmuesi i tretë që do të luajë në sulm.

Pjesa tjetër e skuadrës do të zgjidhet nga ish futbollisti i Atletico Madridit, tani trajner te Chicago Fire, Veljko Paunovic. /Telegrafi/