Klubi nga Mayor League Soccer (MLS), Interi Miami ka zbuluar përfundimisht datën e prezantimit të yllit argjentinas, Lionel Messi, i cili u transferua para disa ditësh si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germain.
Messi do të prezantohet si lojtar i ri i Inter Miami të dielën, më 16 korrik, njoftoi këtë të premte skuadra nga Florida.
“Ngjarja do të ketë argëtim, fjalime në terren dhe më shumë. Më shumë detaje do të njoftohen më afër datës së ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Inter Miami.
Sergio Busquets
Ky akt, me titullin ‘Zbulimi’, do të zhvillohet në orën 20:00 në Miami në stadiumin DRV PNK.
Pritet që në këtë “ngjarje të madhe” të prezantohet edhe spanjolli Busquets, i cili ishte bashkëlojtar i yllit argjentinas te Barcelonë.
Javën e kaluar, Inter Miami prezantoi Gerardo ‘Tata’ Martinon si trajnerin e ri, por argjentinasi nuk ka përfunduar ende zgjidhjen e dokumenteve për të qenë në gjendje të ulet në stol.
Për këtë arsye, bashkëkombasi i tij Javier Morales vazhdon për momentin si trajner i përkohshëm i skuadrës rozë.
Nëntë ndeshje pa fituar
Inter Miami ka nevojë urgjente për të gjitha përforcimet që mund të marrë për të rregulluar sezonin e tyre, pasi është në fund të tabelës dhe grumbullon nëntë ndeshje pa fitore (dy barazime dhe shtatë humbje).
Këtë të shtunë ata do të përballen me DC United, me trajner Wayne Rooney, në Uashington. /Telegrafi/