Zinedine Zidane e di se kundër Barcelonës duhet të përforcojë qendrën e fushës.
Fuqia e ekipit blaugrana kalon nëpër duart e sulmuesit Leo Messit, i cili kohët e fundit po luan më tërhequr.
Kjo ka bërë që edhe trajneri francez të ndryshojë edhe formacionin startues, gjë që ka befasuar të gjithë.
Zizou nuk dëshiron t’i lë hapësira për të menduar Messit dhe të parët që do të përpiqen ta ndalojnë atë do të jenë Mateo Kovacic dhe Casemiro.
I lënduar nga kjo lëvizje është Isco, i cili është pritur të jetë në formacionin titullarë.
Ndryshime të tjera te madrilenët nuk ka dhe se Gareth Bale dhe Isco do të presin mundësinë gjatë vijimit të takimit.
Theksojmë se në tre ndeshjet që ka qenë në formacionin e parë mesfushori kroat, Reali ka shënuar dy fitore dhe një barazim.
Ndryshe, takimi pritet të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu me fillim në ora 13:00. /Telegrafi/