Telegrafi

Mësohet arsyeja pse nuk po luan sonte Messi kundër Juventusit

epa06342639 FC Barcelona's forward Lionel Messi in action during a training session in Turin, Italy, 21 November 2017. FC Barcelona play Juventus FC on 22 November in an UEFA Champions League group stage soccer match. EPA/ALESSANDRO DI MARCO

Juventus dhe Barcelona po përballen në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Kampionëve.

Barca është pranë kualifikimit në fazën e pas grupeve ndërsa shumë afër janë edhe italianët.

Kjo ka bërë që edhe trajnerët të kursejnë disa prej lojtarëve kryesor të ekipeve respektive.

Një ndër ta është edhe sulmuesi Lionel Messi, i cili nuk ka zënë vend në formacionin e parë të mysafirëve.

Lionel Messi gjatë nxehjes me skuadrën katalunase (Getty Images)

Mediat raportojnë se trajneri Ernesto Valverde nuk ka dashur të rrezikojë me lojtarin, i cili është paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe se kohët e fundit është ankuar për një lëndim.

Edhe te Juventusi mungon një prej sulmuesve kryesor të ekipit, sulmuesi Mario Mandzukic.

Kujtojmë se pjesa e parë mes këtyre të dyja skuadrave ka përfunduar pa gola, 0-0. /Telegrafi/