Telegrafi

Mësohet arsyeja e vërtetë se përse Unitedi e largoi Lukakun

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer thuhet se e shiti Romelu Lukakun në këtë afat kalimtar të verës te Interi shkaku i mbipeshës.

Sulmuesi belg luante standard nën urdhrat e Jose Mourinhos që u shkarkua në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo me ardhjen e norvegjezit qëndronte më shumë në stol.

Lojtari 26-vjeçar ishte i njoftuar me rrethanat që po ndodhin në klub, andaj vendosi të interesohet për një transferim në Serie A, për t’u bashkuar më vonë me Interin e Antonio Contes.

Sipas SunSport, Solskjaer vendosi ta shiste Lukakun në këtë afat, shkaku që ishte mbipeshë dhe se nuk arrinte t’i përmbushte kërkesat e tij.

Lexo po ashtu Lukaku tregon arsyen e largimit nga Manchester United, te Interi ndjehet shumë i lumtur dhe i vlerësuar

Trajneri norvegjez thuhet se u kishte bërë me dije lojtarëve që në seancat stërvitore për ndeshjet parasezonale të ishin në formë, miërpo belgu duket se e kishte tepruar me ushqim.

Nga ana tjetër, Lukaku ka thënë se ai u largua në Old Trafford pasi askush nuk e kishte mbështetur në skuadër dhe nuk doli askush në mbrojtje të tij në lidhjet me thashethemet që u zhvilluan në katër javë. /Telegrafi/