Ka përfunduar faza e grupeve që u zhvillua në Kupën e Amerikës.
Tetë Kombëtare që u renditën në pozitat një, dy, tre dhe katër nga grupi A, respektivisht B kanë siguruar kalimin në çerekfinale.
Kësisoj, janë mësuar edhe të gjitha çiftet çerekfinale, me ndeshjen më interesante që është mes Brazilit dhe Kilit.
Të gjitha çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës:
Argjentina – Ekuadori
Uruguai – Kolumbia
Brazili – Kili
Peru – Paraguai
Ndeshja e parë që do zhvillohet është mes Perusë dhe Paraguait, me saktësisht me 2 korrik 2021. /Telegrafi/