Legjenda e boksit, Floyd Mayweather, ka treguar se çfarë i tha saktësisht kundërshtarit të tij, Conor McGregor, ndërmjet raundeve.
Gjatë një periudhe kur 40-vjeçari e goditi disa herë rivalin e tij nga UFC, është xhiruar duke i thënë disa fjalë në vesh.
Tash, ai ka treguar se çfarë i kishte thënë irlandezit gjatë duelit të tyre, të cilin amerikani e fitoi në raundin e 10-të me nokaut teknik.
“Akoma nuk më ke nokautuar?”, citon Daily Mirror fjalët e Mayweather që ia kishte McGregorit.
“Vetëm kaq ke të tregosh? Ke thënë se nuk do të duroja më shumë se raundin e katërt – kur do ta shfrytëzosh fuqinë tënde?”.
“Kjo është krejt çfarë ke?”, i ka thënë sërish Floyd kundërshtarit të tij.
McGregor e befasoi botën e boksit duke qenë më i mirë se Mayweather në dy raundet e para në T-Mobile Arena më Las Vegas.
Mirëpo, me kalimin e raundeve irlandezi filloi të lodhej dhe në raundin e 10, gjyqtari e ndaloi meçin. /Telegrafi/