Shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, deri më tani ka mbledhur disa nga yjet më të popullarizuar të sferave të ndryshme.
Derisa javë më parë dhe mbrëmë u bënë disa hyrje të reja, duket se nuk do të ndalet me kaq.
Në edicionin e radhës, transmetimi i të cilit bëhet në Top Channel, do ketë edhe disa prurje.
Burime të brendshme të Telegrafit bëjnë me dije se të premten (5 nëntor) do të hyjnë edhe dy të famshëm nga Kosova.
Arbër Gumnishta dhe Pajtim Krasniqi të njohur me emrin artistik si DJ Dagz e PM janë të radhës që do t’i bashkohen shtëpisë.
Artistët, që gjenerojnë prej vitesh në trojet shqiptare, duket se po nisin një aventurë të re me plot sfida.
Banorët duhet theksuar se do qëndrojnë brenda deri në muajin janar të vitit 2022.
Ata janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Big Brother VIP, me prezantuese Arbana Osmanin e me opinionistë Arbër Hajdarin e Balina Bodinaku, nisi transmetimin më 5 tetor. /Telegrafi/