Site icon Telegrafi

Mësohen detajet e ofertës që Newcastle i ka bërë Tonalit

(Foto: Getty Images)

Newcastle Unitedi i ka ofruar tetë milionë euro në sezon mesfushorit të Milanit, Sandro Tonali – bën të ditur La Gazzetta dello Sport.

Mirëpo, sipas njoftimit, në të njëjtën kohë në bisedime për italianin është edhe Chelsea.

Përfaqësuesit e futbollistit ndodhen në Londër, ku raportohet se kanë marrë ofertë prej tetë milionë eurosh në sezon për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Milani refuzon ofertën e Newcastle, por i vendos çmimin Tonalit

Në anën tjetër, Sportitalia ka raportuar se të martën mbrëma, klubi anglez i ka ofruar Milanit 60 milionë euro për blerjen e 23-vjeçarit, por oferta është refuzuar.

Sipas Calciomercato.com, Rossonerët nuk duan të dëgjojnë për oferta më të ulëta se 80 milionë euro, megjithatë bisedimet vazhdojnë.

Gazetat njoftojnë se në garë për shërbimet Tonalit është edhe Chelsea që mund të përfshijë lojtarë në marrëveshje, kur dihet se Milani ka shprehur interesim për Ruben Loftus-Cheek e Christian Pulisic. /Telegrafi/

Exit mobile version