Është hedhur shorti për fazën e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.
Shorti ka vënë përballë njëra tjetrës skuadra tejet të mëdha evropiane.
Kësisoj, kampioni aktual i kësaj gare, Real Madrid do të ndeshet me gjigantin gjerman Bayern Munich.
Ndërkohë kampioni i Spanjës dhe ai i Italisë, Barcelona dhe Juventus do të përballen me njëra tjetrën.
Atletico Madrid do të përballet me Leicester Cityn, ndërsa Monaco me Borussia Dortmund.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill. /Telegrafi/