Telegrafi

Mësohen çiftet për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Leicester City – PSV ndeshja më interesante

Është mbajtur tashmë shorti për  çerekfinale, gjysmëfinale dhe finales së Ligës së Konferencës 2021/22 dhe janë mësuar çiftet.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Konferencës 2021/22 është mbajtur tashmë në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Roma, Marseille, Slavia Praga, Feyenoord, Leicester City, PSV Eindhoven, PAOK dhe Bodo/Glimt janë tetë skuadrat e fundit që kanë mbetur në garë.

Njëra nga to do ta synojë trofeun apo së paku finalen e madhe e cila do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj në Air Albania Stadium.

Megjithatë, këto skuadra fillimisht duhet të kryejnë detyrën në çerekfinale, pasi tashmë është hedhur shorti dhe janë mësuar kundërshtarët.

Shorti i këtyre përballjeve është tërhequr nga legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, i cili ka pasur një karrierë të pasur evropiane.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Leicester Cityt dhe PSV Eindhoven.

Interesant do të jetë edhe në tri takimet tjera.

Roma do ndeshet me Bodo/Glimt, Marseille me PAOK dhe Feyenoord me Slavia Pragën.

Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Konferencës

Bodo/Glimt – Roma 

Feyenoord – Slavia Praga 

Marseille – PAOK

Leicester City – PSV Eindhoven

Në gjysmëfinale

Fituesi i ndeshjes Leicester City-PSV Eindhoven kundër fituesit të përballjes Bodo/Glimt-Roma.

Fituesi i takimit Feyenoord-Slavia Praga ndaj fituesit të Marseille-PAOK.

/Telegrafi/