Site icon Telegrafi

Mësohen çiftet e çerekfinaleve të Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët

Është hedhur shorti i fazës çerekfinale të Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Drejtuesit e federatës spanjolle kanë hedhur shortin për çerekfinalet e Copa del Rey, short ky i hedhur në Madridi nga ora 12:30.

Edhe pse vetëm tetë skuadra, fati ka dashur të ketë ndeshje interesante në këtë fazë.

Lexo po ashtu Barça 'shkatërron' Celta Vigon, kalon në çerekfinale të Copa del Rey (Video)

Kështu, gjiganti katalunas, Barcelona është shortuar me rivalin e tyre të urryer lokal, Espanyolin.

Edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madridi ka mësuar kundërshtarin e tyre dhe ai është skuadra e Leganes.

Lexo po ashtu Barazon Reali, por kualifikohet më tutje në Copa del Rey (Foto/Video)

Ndeshja më e fortë në këtë fazë padyshim se është ajo në mes të Atletico Madridit dhe Sevillas.

Ndërsa, çifti i fundit i çerekfinales është ai në mes të Valencias dhe Deportivo Alavesit.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në javën e ardhshme, ndërsa ato kthyer në javën pasuese pas kësaj.

Çiftet e çerekfinaleve të Copa del Rey:

Espanyol – Barcelona

Real Madrid – Leganes

Atletico Madrid – Sevilla

Valencia – Alaves

/Telegrafi/

Exit mobile version