Illan Meslier do të largohet nga Leeds United pas katër viteve qëndrim te skuadra angleze.
Portieri i talentuar francez ka bërë shumë mirë me fanellën e Leeds United, por ai ka vendosur të largohet pasi skuadra e tij humbi statusin e skuadrës elitare në Ligën Premier.
23-vjeçari ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen e tij, pasi ka deklaruar se largimi nga Leeds United këtë verë.
“Zyrtarisht është jam një futbollist i Leeds United. Do të më duhet të mendojë se cili do të jetë projekti më ii mirë për të ardhmen time”, tha Mesiler.
Francezi u pyet nëse do t’i bashkohet Chelseat, por ai e pranon se vetëm nëse do të jetë numri një pasi në të kundërt nuk do të transferohet në Stamford Bridges.
“Nëse do të shkoj dhe të jem në stol, atëherë nuk më intereson. Nëse do të jem numri një, sigurisht, nuk mund të thuash se nuk jam i interesuar për Chelsean”, ka deklaruar portieri francez.
Përveç Chelseat interesim për të kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester United, derisa Leeds synon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij./Telegrafi/