Site icon Telegrafi

Mësimdhënësja dhe përkthyesja Agime Gashaj aderon në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar një aderim të ri në këtë parti.

I pari i LVV-së përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar se në këtë parti ka aderuar Agime Gashaj që është e lindur në Rijekë të Kroacisë, por me prejardhje nga Istogu.

“Agimja ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, në drejtimin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, ndërkaq studimet e nivelit master i ka kryer në fushën e studimeve të sigurisë në Universitetin Shtetëror të Kansasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bursës Fulbright”, ka shkruar Kurti.

Agimja është mësimdhënëse e gjuhës angleze, trajnere e mësimdhënësve e punon edhe si përkthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version