Site icon Telegrafi

Meshkuj kujdes: Gjumi me të brendshme është seriozisht i dëmshëm

Pothuajse të gjithë shkojnë në shtrat veshur me të brendshme. Por ekspertët thonë se kjo nuk është në të vërtetë gjëja më e mirë për organin gjenital.

Prej shumë kohësh, shkencëtarët kanë përkrahur teorinë se të fjeturit pa të brendshme bën mirë për shëndetin. Por, tashmë meshkujt po detyrohen të flenë në këtë mënyrë edhe për një arsye thelbësore që lidhet me aftësinë e tyre për të sjellë në jetë pasardhës.

Trupi i njeriu është i krijuar për të luajtur me temperaturën gjatë gjumit, kështu që të fjeturit pa rroba e ndihmon atë të përcaktojë saktësisht temperaturën trupore.

Për më tepër, shkencëtarët theksojnë se të fjeturit pa rroba e ndihmon trupin të përcaktojë gjithashtu orarin kur është gati për të rënë në gjumë apo për t’u ngritur prej tij.

Ekspertët vazhdojnë duke thënë se të fjeturit me të mbathura ndikon në cilësinë e spermës tek meshkujt pasi krijon nxehtësi të panevojshme në pjesën e organeve gjenitale.

Në mënyrë që të rrisin shanset e fertilitetit, ata duhet të flenë pa rroba veshur.

“Zonat e ulëta duhet të jenë në temperaturën e duhur për të optimizuar prodhimin e spermës. Bakteret mund të çojnë në infeksione dhe në probleme me fertilitetin”, thotë Dr. Brian Steixner, një ekspert amerikan.

Njëkohësisht, ulen shanset për t’u zgjuar nga gjumi natën si dhe rritet sasia e kalorive që digjen nga trupi.

Përveç kësaj, të flesh pa mbathje bën që trupi të freskohet dhe të ulet tensioni i gjakut.

Por nëse e keni të vështirë të flini pa të brendshme pasi shkon kundër zakonit tuaj, atëherë ekspertët këshillojnë të përdorni boksere shumë të gjera.

Mendohet se në të gjithë botën është shumë i ulët numri i personave që flenë pa mbathje natën. /Telegrafi/

Exit mobile version