Kamer Qaka është përjashtuar nga Steaua e Bukureshtit.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur aventurën tek gjiganti rumun me shumë probleme.
Pasi fillimisht luajti rregullisht dhe Steaua pagoi 400 mijë euro për të, tani nuk është duke funksionuar thuajse asgjë.
Steaua u eliminua në ‘Play-Off’-in e Ligës së Evropës dhe presidenti i tyre George Becali ka marrë masa të mëdha.
I pari që është përjashtuar nga skuadra është mesfushori i talentuar shqiptar Kamer Qaka.
“Qaka është futbollisti i parë i larguar. I thash të shkoi tek Poli Iasi huazim dhe ai refuzoi. Kësisoj ai është i përjashtuar nga skuadra. Nuk kam kohë të rrisë fëmijë”, ka thënë Becali për mediat rumune.
Tani mbetet të shihet se si do të zgjidhet kontrata e shqiptarit me klubin rumun.
Qaka ka një mundësi që të mbetet në futbollin rumun pasi është skuadra Voulountari që po e kërkon.
Por si futbollist i lirë, lojtari mund të transferohet edhe në skuadra tjera evropiane edhe pse afati kalimtar ka përfunduar. /Telegrafi/