Site icon Telegrafi

Mesfushori i Atalantas i lumtur me interesimin nga Liverpooli

Mesfushori i Atalantas, Teun Koopmeiners është i kënaqur me interesimin nga Liverpooli.

Megjithatë, holandezi këmbëngul se ai do të qëndrojë i vendosur mes thashethemeve.

Koopmeiners tha për Bold: “Kam dëgjuar dhe parë thashethemet dhe lidhjet për Liverpoolin. Është bukur të lexosh, por jam 100 për qind i fokusuar te Atalanta”.

“Jam shumë i lumtur që luaj këtu”.

Drejtori sportiv i Atalantas, Tony D’Amico gjithashtu thotë: “Nuk ka asgjë të vërtetë”.

“Sigurisht që jemi të kënaqur sepse kjo do të thotë se kemi lojtarë të mirë, por Koopmeiners është një lojtar i Atalantës dhe do të mbetet i tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version