Telegrafi

Mesazhi i Simeones për Kloppin para sfidës Liverpool-Atletico: Nuk më pëlqen të përshëndes pas ndeshjeve

Diego Siemone e ka bërë të qartë publikisht se nuk do t’i shtrëngojë dorën Jurgen Kloppit pas ndeshjes së Atletico Madrid kundër Liverpool të mërkurën mbrëma, pasi preferon të takojë privatisht trajnerin kundërshtar.

Pati shumë polemika të krijuara në Angli për faktin që Simeone vrapoi në tunel në vend që t’i shtrëngonte dorën Klopp pas fitores 3-2 të Liverpoolit në Madrid, kjo është diçka që trajneri i Atleticos e bën pas çdo ndeshje: fitore, humbje ose barazimi.

“E shpjegova pas ndeshjes [mes dy palëve në Madrid]”, u përgjigj Simeone gjatë konferencës për shtyp të së martës para ndeshjes.

“Nuk më pëlqejnë përshëndetjet pas ndeshjeve, sepse e kuptoj gjithmonë që emocionet e trajnerëve janë të ndryshme”.

“Në Angli shihet si një gjest zotërinjsh, por unë nuk e ndaj [atë mendim] sepse nuk më pëlqejnë gënjeshtrat”.

“Klopp? Nuk mund të flas për personin sepse nuk e njoh, e vlerësoj se çfarë trajneri i madh është dhe punën e madhe që ka bërë”, deklaroi Simeone.

Përgjigja e Klopp

Klopp, gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, pranoi se do të përpiqet të shtrëngojë duart me Simeone para ndeshjes.

“Unë e respektoj shumë atë që ai po bën. Absolutisht e jashtëzakonshme kundër shumë skuadrave të forta vit pas viti, me të vërtetë mbresëlënëse”.

“Nëse do ta dija që ai nuk e bën atë [shtrëngimet e duarve pas lojës], nuk do të kisha shkuar. Unë pres që do të shtrëngojmë duart përpara ndeshjes nesër”, deklaroi gjermani

Mungesat e Atleticos

Atletico është pa katër lojtarë kyç për ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Anfield, me Thomas Lemar (dëmtim), Marcos Llorente (dëmtim), Stefan Savic (dëmtim) dhe Antoine Griezmann (pezullim) të konfirmuar.

Jashtë po ashtu edhe Geoffrey Kondogbia (dëmtim).

“Lemar , Llorente , Savic , Griezmann [janë jashtë]. Ne do të garojmë me siguri, të jeni të sigurt”, konfirmoi Simeone. /Telegrafi/