Site icon Telegrafi

Mes zërave që e lidhin me Arabinë Saudite – Juventusi do takohet me agjenten e Pogbas

Raportime të shumta në Itali thonë se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli së shpejti do të takohet me agjenten e Paul Pogbas, Rafaela Pimenta, për të ridiskutuar kontratën e francezit në Torino.

Problemet fizike të francezit vazhdojnë pasi ish-ylli i Manchester United pësoi një lëndim të lehtë të muskujve gjatë fitores 2-0 të Juventusit ndaj Empolit të dielën.

Kontrata e tij prej 8 milionë euro në vit skadon në qershor 2025, por sipas Tuttosport dhe Calciomercato.com, drejtori i klubit Giuntoli dëshiron të ridiskutojë kushtet e marrëveshjes.

Lexo po ashtu Përditësohet situata me lëndimet e Pogbas dhe Gattit pas fitores së Juventusit ndaj Empolit

Prandaj, ai tashmë ka planifikuar një takim me agjenten e Pogbas, Rafaela Pimenta në shtator. Sipas Calciomercato.com, të dyja palët do të takohen këtë javë.

Gazeta italiane pretendon se Juventusi do t’i kërkojë Pogbas të ulë pagën e tij, por ka të ngjarë t’i ofrojë atij një marrëveshje më të gjatë. Alternativa është të reduktojë pjesën fikse të pagave të tij dhe të arrijë 8 milionë euro në sezon përmes bonuseve të lidhura me performancën.

Pogba ka bërë vetëm shtatë paraqitje që nga kthimi i tij në Torino një vit më parë, duke filluar vetëm një ndeshje.

Lëndimi i tij i fundit është një mbingarkesë e lehtë e muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë përpara ndeshjes së Serie A të javës së ardhshme kundër Lazios në Torino. /Telegrafi/

Exit mobile version