Telegrafi

Mes thashethemeve për romancë – Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. lënë së bashku festat e Oscars

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. u larguan së bashku nga festa e ‘Oscar’ të Vanity Fair 2024, mes thashethemeve se po shijojnë një lidhje dashurie.

Ylli i “Kardashians” dhe lojtari i “Baltimore Ravens” u fotografuan duke dalë nga Qendra Wallis Annenberg për Artet Performuese në Beverly Hills, Kaliforni, së bashku me shoqen e saj më të mirë dhe shefen e markës KKW Brands, Tracy Romulus.

Kardashian mahniti me një fustan Balenciaga, ndërsa Beckham Jr. zgjodhi një pamje lëkure nga koka te këmbët për mbrëmjen.

Foto: Backgrid

Thashethemet romantike rreth themelueses së “Skims”, 43 vjeçe dhe yllit të NFL, 31 vjeç, filluan të qarkullojnë në shtator.

Lexo po ashtu Kim Kardashian magjeps me elegancën, ndërsa merr pjesë në festën e “Oscars”

Kardashian dhe Beckham Jr. ringjallën thashethemet për lidhje kur u panë duke kaluar kohë së bashku në festën e Jay-Z dhe Beyonce para Grammys në shkurt.

Foto: Backgrid

Kim më parë ishte e martuar me Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë.

Dyshja u divorcuan në vitin 2022, gjersa ylli i famshëm asokohe shijoi një romancë me komedianin Pete Davidson. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid