Telegrafi

Mes thashethemeve për ndarje, Blero shfaqet me të dashurën e re në fluturimin e parë së bashku

Blero (Foto: Blero/Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit për jetën e tij private.

U tha fillimisht se ai nisi një lidhje të re pas ndarjes nga Afrona, gjersa më pas u raportua se u nda edhe nga e dashura e tij e re.

Por megjithatë, duket se së fundmi dyshja i kanë rikuperuar sërish raportet me njëri-tjetrin.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet vet këngëtari i hitit “Fotografia”, përmes publikimit të një fotografie në rrjetin social Instagram.

Foto: Blero/InstaStory

Në një imazh të shpërndarë në InsatStory, Blero ka pozuar pranë të dashurës misterioze, duke shkruar anash: “Fluturimi i parë me simpatinë”.

Këngëtari duket se tani është më i qetë në jetën e tij private me ndreqjen e raporteve me të dashurën e re, dhe tejkalimin e krizave nga dy martesat e parë. /Telegrafi/