Telegrafi

Mes spekulimeve, rishfaqet publikisht ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu është parë duke kryesuar një takim të ushtrisë dhe duke diskutuar furnizimet me armë në një video të publikuar në rrjetet sociale – shfaqja e parë publike pas më shumë se dy javë raportimesh rreth shëndetit të tij.

Në videon e publikuar, Shoigu tha se kishte diskutuar çështje që lidhen me buxhetin ushtarak. Shoigu, i cili po mbikëqyr atë që Rusia e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë, tha “Ne vazhdojmë dërgimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Prioritetet janë armët me precizion të lartë me rreze të gjatë, pajisjet e aeroplanëve dhe mirëmbajtja e gatishmërisë së angazhimit të forcave strategjike bërthamore”.

Theksojmë se n takim morën pjesë zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse; duke përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, i cili gjithashtu nuk ishte parë në publik kohët e fundit.

Shoigu u shfaq në ekran në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin dhe këshillit të sigurisë, por nuk u shfaq duke folur, raporton cnn.

Para kësaj, ai nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, duke nxitur spekulimet për vendndodhjen e tij. /Telegrafi/