Telegrafi

Mes pensionimit dhe MLS, Chiellini duhet të vendos

Ka shumë zëra se Giorgio Chiellini po planifikon të tërhiqet në fund të sezonit nga futbolli, por një lëvizje në MLS nuk po përjashtohet nga veterani i Juventusit.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar italian nuk do të luajë në Kupën e Botës, pasi Italia nuk ka arritur të sigurojë një vend.

Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, shpejt dolën zëra se Chiellini do t’i jap fund karrierës si futbollist, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

La Gazzetta dello Sport, Chiellini do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe një lëvizje në MLS është ende e mundur, duke ndjekur hapat e Lorenzo Insigne.

37-vjeçari Chiellini, do t’i japë fund lidhjes 17-vjeçare me Bianconerët këtë verë.

I këtë sezon ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat, për një total prej 1144 minutash. /Telegrafi/