Telegrafi

Mes Noizyt e Stresit? Xhuli Nura befason me përgjigjen

Xhuli Nura po vazhdon të jetë një emër mjaft i komentuar në rrjete sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësinë ndjekësve të pyesin më shumë rreth opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Të shumta qenë pyetjet rreth karrierës së saj, ndonëse nuk munguan edhe disa prej tyre, ku kanë përfshirë edhe emra.

Foto: Screenshot/Instagram

Një i tillë që iu bë po e pyeste pikërisht për Stresin e Noizyn, ndonëse për këtë të fundit tha që kanë pasur lidhje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhuli Nura

“Noizy apo Stresi?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua modeles nga Drenica.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova fillimisht bëri disa gjeste, e më pas theksoi: “Varet se për çfarë”.

Xhuli ndryshe sa ishte në Big Brother pati disa herë momente e zënka me Stresin. /Telegrafi/