Rap-artistja shqiptare, Tayna, pak ditë më parë është kthyer me projekt të ri.
“Si ai” titullohet kënga, me të cilën bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh.
Megjithatë, akoma pa u bërë 24 orë kjo këngë u fshi nga platforma YouTube.
Ky projekt iu bllokua nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin dukej se është në një konflikt.
Ish-menaxheri sqaroi se Tayna ka qenë me të në kontratë për pesë vjet të tjera dhe se kompania ia ka larguar këngën.
Pas reagimeve të njëri-tjetrit, ai premtoi që kjo këngë do të kthehet në YouTube.
Ndryshe, kënga mori reagime të shumta kryesisht pozitive në rrjet. /Telegrafi/