Azem Gagica ka bërë një rrëfim emocional për fëmijërinë në spektaklin e së hënës.
Banori i Big Brother VIP Kosova 2 rrëfeu dhunën që përjetoi si fëmijë nga babai bashkë me të ëmën.
Derisa tregoi për raportin me të atin, ai pranoi edhe një letër nga ai, ndërsa qante vazhdimisht.
Pas letrës, konkurrenti i këtij reality shou u befasua nga i ati, i cili kishte ardhur enkas nga Zvicra.
Azemi u emocionua tejet shumë kur e pa babanë dhe i tha se e kishte marrë malli shumë.
Puthjet e përqafimet ndërkohë nuk munguan mes tyre, duke treguar se tani ruajnë një marrëdhënie të mirë.
Në rrëfimin e tij për shkak të situatës, Azemi tha se në një moment tentoi edhe të bënte vetëvrasje. /Telegrafi/