Pas shumë debatesh e keqkuptimesh Efi e Kiara u pajtuan.
Vajzat kanë vendosur që çdo problem që lindën nga jashtë shtëpisë së Big Brother Albania VIP, t’i lënë jashtë ashtu edhe siç thotë rregullorja e BB.
Në një video e cila është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, dy vajzat shfaqen në një moment emocionues kur falin njëra-tjetrën.
Ato patën një debat shumë të ashpër në spektaklin e së martës, duke debatuar me tone të larta rreth qasjes së tyre ndaj Luizit.
Mirëpo duket se hatërmbetjet tashmë i takojnë të shkuarës, pasi si Kiara ashtu edhe Efi vendosën që t’i japin edhe nga një mundësi njëra-tjetrës për të rikuperuar marrëdhëniet e tyre.
Mes lotësh dhe emocionesh, ato janë përqafuar në oborr duke falur njëra-tjetrën për gabimet që kanë bërë. /Telegrafi/