Të papritura kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, ku Egla, njëra nga banoret më të diskutuara dhe aktive, është skualifikuar nga loja si pasojë e sjelljes së dhunshme.
Skualifikimi vjen pas një ‘Zarf të Zi’ të dërguar nga Big Brother, që njofton vendimin për ndërprerjen e qëndrimit të saj në shtëpi për shkak të veprimeve të saj që nuk përputhen me rregullat e lojës.
Zarfi i zi erdhi si pasojë e një sërë sjelljesh nga ana e Eglës, të cilat u intensifikuan si rezultat i provokimeve të përsëritura nga Meritoni dhe Ilnisa.
Në zarf thuhej: “Banorë, pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes për sjelljet tuaja të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë sërish kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokime të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet, për shkak të kësaj Big Brother ka vendosur ta skualifikojë Eglën nga loja. Televotimi aktual do të anulohet dhe ‘Vëllai i Madh’ ju njofton se do të marrë po ashtu një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoë të të martës.”
Egla shprehet: “Është në rregull, ishte kënaqësi, unë u knaqa. Sigurisht nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë. Për gjërat që kam bërë gabim, kam kërkuar ndjesë. Do të takohemi jashtë”.
Megjithëse Egla nuk shfaqi pendesë për sjelljet e saj, ajo pranoi gabimin dhe i inkurajoi të tjerët të mos bënin të njëjtin veprim. Shokët e saj banorë u mblodhën rreth saj, duke e përshëndetur me duartrokitje në momentin e largimit të saj nga shtëpia.
Në kohën që kaloi në BBVA, Egla tregoi karakter të fortë dhe ishte një figurë e rëndësishme në debatet dhe përballjet e ndryshme brenda shtëpisë, duke lënë pas një gjurmë të thellë në dinamikat e lojës dhe në zemrat e shikuesve. /Telegrafi/