Telegrafi

Mes aludimeve për romancën e tyre – Rita Ora dhe Taika Waititi shfaqen duke bërë blerje së bashku në Los Angeles

Rita Ora dhe Taika Waititi u panë këtë javë duke blerë ushqime së bashku në Los Angeles mes aludimeve për romancën e tyre.

Gjatë shëtitjes së tyre, regjisori 45 vjeçar dhe këngëtarja 30 vjeçare u panë gjithashtu duke u larguar nga një restorant.

Shëtitja e tyre e fundit vjen disa javë pasi Rita u pa duke ndarë një puthje me aktoren Tessa Thompson ndërsa ishin komode edhe me Taikan.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Gjatë kësaj paraqitjeje, biondja u shfaq me një triko ngjyrë të verdhë dhe një palë tuta të zeza.

Dukjen e kompletoi me një kapelë, maskë e po ashtu edhe syze dielli.

Lexo po ashtu Taika Waititi flet për herë të parë për fotografitë që u bënë virale me Rita Orën dhe Tessa Thompson: Nuk po bëja asgjë të keqe

Ndërkohë, ylli nga Zelanda e Re kishte të veshur gjithashtu në palë pantallona të zeza e triko të bardhë, me një këmishë sipër.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Sikurse Rita, edhe Taika mbante një kapelë të bardhë, maskë e syze dielli.

Lidhja e re e Ritës vjen pas ndarjes së saj nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.

Lajmi për romancën e re u bë i ditur në prill teksa u shfaqën për herë të parë bashkë në premierën e Drag Race të RuPaul.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Një burim i ka thënë The Sun se ‘të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet me njëri-tjetrin’.

Waititi u martua me producenten Chelsea Winstanley në vitin 2011 dhe ata ndajnë bashkë dy fëmijë – Te Hinekahu and Mateëa Kiritapu – por që u ndanë në 2018. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Backgrid)