Telegrafi

Meryem Uzerli qëndron në Dubrovnik, thotë se stërgjyshen e ka nga Kroacia

Meryem Uzerli (Foto: Getty Images)

Aktorja e popullarizuar turke, Meryem Uzerli, këto ditë ka qëndruar në Dubrovnik, ku i ka shijuar bukuritë e bregdetit Adriatik.

Ajo i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga udhëtimi i saj, ndërsa ja tërhequr vëmendje me njoftimin se ka origjinë nga Kroacia.

“A e dini çfarë? Stërgjyshja ime është nga Kroacia”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e një fotografie duke ia bashkëngjitur hashtagun “E dua Kroacinë”.

Meryem Uzerli krijoi famë te publiku shqiptar falë rolit të saj në serialin turk për sulltan Sulejmanin. Në serinë televizive me titull “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizoi sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.

Ndërsa edhe pas tërheqjes nga seriali, fansat e saj vazhduan të interesoheshin për të rejat në jetën e aktores.

Lexo po ashtu Lajmet për Meryem Uzerli

Meryem Uzerli është një aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e njohur pikërisht me rolin e sulltaneshës Hyrrem nga seriali “Muhtesem Yuzyil”, ku luajti gjatë viteve (2011–2013).

Për këtë rol, ajo mori kritika shumë pozitive dhe u vlerësua me disa çmime, në mesin e të cilëve edhe me çmimin ‘Flutura e Artë’ që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Aktorja ka lindur (12 gusht 1983) dhe është rritur në Kassel të Gjermanisë dhe pikërisht atje e nisi karrierën si aktore. Fillimisht, ajo luajti në seriale gjermane (“Notruf Hafenkante”, 2010 dhe “Ein Fall fur zwei”, 2010), kurse më pas u angazhua edhe në filma gjermanë, si “Journey of No Return” (2010) dhe “Jetzt aber Ballett” (2010).

Në fund të vitit 2010, Meral Okay e zgjodhi që të luante rolin e parë kryesor në serialin “Muhtesem Yuzyil”. Në vitin 2012, ishte shpallur ‘Femra e vitit’ nga versioni turk i revistës GQ. /Telegrafi/