Telegrafi

Mertesacker zbulon transferimin e madh që Arsenali do ta bëjë nga Man City

Trajneri i akademisë së Arsenalit, Per Mertesacker ka zbuluar se klubi i tij është në një pozicion të mirë për të nënshkruar me kapitenin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan këtë verë si një transferim i lirë.

Gjermani fitoi Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve me Citizenz, me këtë të fundit duke kompletuar një tripletë historike të shtunën mbrëma.

Lojtari 32 vjeçar e sheh kontratën e tij që skadon këtë verë dhe ende nuk ka rënë dakord për kushtet për një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu Ilkay Gundogan 'pajtohet me një marrëveshje trevjeçare' për t'u larguar nga Man City

Mertesacker luajti me Gundogan te Gjermania midis 2011 dhe 2014 dhe ka sugjeruar se ai mund ta shohë atë si ‘mision të kryer’ në City pas fitores së tripeltës.

“Mendoj se klubet janë në radhë. Për shkak se Arteta e njeh dhe ndoshta nuk i kemi ndërprerë kontaktet, jemi në një pozicion të mirë”, ka deklaruar ai.

“Unë mendoj se ai do të lejojë që të gjitha të qetësohen në fillim dhe më pas të zgjedhë një nga katër klubet”.

Barcelona gjithashtu mendohet të jetë e prirur për nënshkrimin e Gundogan, me ish-lojtarin e Borussia Dortmundit që ka shumë opsione ndërsa ai feston arritjen më të mirë të karrierës së tij. /Telegrafi/