Telegrafi

Mertesacker lë fushën e blertë pas lëndimit ‘horror’ të pësuar nga ndërhyrja e Cahillit (Foto/Video)

Per Mertesacker ka pësuar një lëndim të keq në ndeshjen Arsenal-Chelsea.

Arsenali dhe Chelsea po ndeshen mes vete në Superkupën e Anglisë së njohur ndryshe i Community Shield.

Megjithatë, jo gjithçka po shkon mirë, pasi të dy skuadrat po luajnë futboll paksa të ashpër, ku deri më tani ka pasur katër kartonë të verdhë.

Momenti i goditjes së Cahill

Më së keqi e ka pësuar mbrojtësi gjerman, Mertesacker, i cili është gjakosur i tëri dhe është dashur ta lë lojën në gjysmë pas ndërhyrjes ‘horror’ të Gary Cahillit.

Mertesacker duke u kuruar nga mjekët e Arseanlit

Cahill e goditi gjermanin me bërryl gjatë një dueli në ajër në minutën e 28 të ndeshjes, ndërsa në vend të tij u fut në lojë transferimi i ardhur këtë vërë, Sead Kolasinac.

Mbrojtësi gjerman duke u larguar nga loja

Vlen të theksohet se gjyqtari nuk e ndëshkoi fare Cahillin për këtë ndërhyrje. /Telegrafi/