Per Mertesacker ka pësuar një lëndim të keq në ndeshjen Arsenal-Chelsea.
Arsenali dhe Chelsea po ndeshen mes vete në Superkupën e Anglisë së njohur ndryshe i Community Shield.
Megjithatë, jo gjithçka po shkon mirë, pasi të dy skuadrat po luajnë futboll paksa të ashpër, ku deri më tani ka pasur katër kartonë të verdhë.
Më së keqi e ka pësuar mbrojtësi gjerman, Mertesacker, i cili është gjakosur i tëri dhe është dashur ta lë lojën në gjysmë pas ndërhyrjes ‘horror’ të Gary Cahillit.
Cahill e goditi gjermanin me bërryl gjatë një dueli në ajër në minutën e 28 të ndeshjes, ndërsa në vend të tij u fut në lojë transferimi i ardhur këtë vërë, Sead Kolasinac.
Vlen të theksohet se gjyqtari nuk e ndëshkoi fare Cahillin për këtë ndërhyrje. /Telegrafi/