Dries Mertens duket se do të largohet në janar nga Napoli.
Sulmuesi belg nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2020.
Kësisoj klubi italian e ka nxjerr në shitje përfundimisht lojtarin pasi dëshiron të fitojë nga shitja e tij.
Shumë skuadra të mëdha evropiane janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e yllit belg.
Roma dhe Inter janë dy skuadrat që duan ta mbajnë në Itali dhe kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.
Ndërkohë Mertens po kërkohet edhe në Angli nga ish-trajneri i tij Carlo Ancelotti te Evertoni, por edhe nga Arsenali.
Interesim për 32-vjeçarin kanë shprehur edhe dy gjigantët gjerman Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Napoli synon që nga shitja e yllit kryesor të skuadrës të fitojë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/