Site icon Telegrafi

Mertens: Më kërkoi Barcelona, por nuk doja të isha rezervist

NAPLES, ITALY - OCTOBER 29: Dries Mertens of SSC Napoli celebrates the victory after the Serie A match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo on October 29, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Heroi i Napolit, Dries Mertens, ka konfirmuar se ishte i kërkuar nga Barcelona gjatë verës.

Belgu tregoi se nuk pranoi kalimin pasi nuk dëshironte të qëndronte në bankën rezervë, por se e gjitha kjo ndodhi para se Neymar të kalonte te PSG.

Lexo po ashtu Messi në një dimension më ndryshe: Vjedhurazi han çokollata, nuk ka kohë për veten e deri te fëmijët që nuk e dinë se kë e kanë baba

“Nuk shkoj as në pushim gjithmonë në vendin e njëjtë, por në këtë moment, një transferim nuk është në planet e mia”.

Por, pavarësisht se për yllin napolitan shfaqën interesim Liverpooli dhe Manchester Unitedi, më konkrete gjatë verës ishte Barcelona, dhe transferimi ishte afër.

“Nëse do e dija që Neymar do të largohej… Kishte një interes nga ata për një kohë, por nuk doja të isha rezervë e Leo Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit, pas një viti të mirë te Napoli. Nuk doja të kthehesha në bankën rezervë edhe sikur të ishte e Barcelonës”.

Dries Mertens duke u përshëndetur me Leonardo Bonuccin në fitoren ndaj Milanit (Getty Images)

“Vendosa të nënshkruaj kontratë të re këtu dhe pastaj Neymar shkoi te Paris Saint-Germaini, pastaj tregu eksplodoi. Barcelona, kërkoi zëvendësim, pagoi 100 milionë euro për një lojtar që realisht duhet të shpenzonte gjysmën e tyre”, ka thënë Mertens për Dembele.

“Në ndërkohë mendoj, ‘Si do të isha te Barcelona’. Më pëlqen ta mendoj atë, sepse duke e parë se kush luan në anën e majtë të tyre në muajt e fundit, unë mund të luaja në atë krah”, shtoi belgu për Het Laatste Nieuws. /Telegrafi/

Exit mobile version