Telegrafi

“Merre ose leje” – Juve nuk e ndryshon ofertën për Dybalan

(Foto: Instagram/paulodybala)

Juventusi është duke refuzuar ta rritë ofertën për kontratën e re të Paulo Dybalas – njofton Football Italia. Në këtë mënyrë, gjasat për t’u larguar gjatë verës janë më të mëdha.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Bianconerët deri në verën e vitit 2022, prandaj në rast të mosrinovimit, shitja është shumë e mundshme për të mos e lejuar largimin me parametrat zero.

Burimet e Football Italia thonë se oferta e vitit të kaluar (10 milionë euro për sezon plus bonuset e lidhura me performancën) mbetet e pandryshueshme.

Dybala dhe agjenti i tij e kishin refuzuar në fillim të këtij sezoni, mirëpo Juve planifikon t’ia ofrojë lojtarit të vetmen zgjidhje – ta pranojë ose të largohet.

Lexo po ashtu Nedved: Pirlo dhe Ronaldo qëndrojnë, Dybala në dyshim

Në ndërkohë, zëvendëspresidenti i klubit, Pavel Nedved, në një prononcim për DAZN ka deklaruar se e ardhmja e 27-vjeçarit do të shqyrtohet në tregun e transferimeve. /Telegrafi/