Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova ka kremtuar dje (e martë) ditëlindjen e saj të 33-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj, gjersa përveç urimeve ka marrë edhe një propozim për fejesë.
I dashuri i këngëtares, me të cilin ajo është në lidhje prej disa vitesh, ka zgjedhur datën e ditëlindjes së saj për të organizuar edhe ceremoninë e fejesës.
Gjithçka ka ardhur si befasi për këngëtaren, e cila nuk e ka ditur që kjo ditëlindje do të ishte nga më të rëndësishmet në jetën e saj.
Dubova ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe, ku shfaq unazën me diamant, të cilën e ka marrë gjatë propozimit nga i dashuri i saj.
Një buqetë me lule ishte gjithashtu një dhuratë tjetër e rezervuar për Shkendën, gjersa e gjithë mbrëmja ka vazhduar nën tingujt e muzikës me të ftuarit, të cilët kishin ardhur enkas për të uruar këngëtaren.
Në një video të publikuar në InstaStory, Shkenda ka shfaqur disa momente nga ceremonia, teksa ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve që ishit prezent në ditën më të rëndësishme për mua”. /Telegrafi/