Filloreta Raçi-Fifi prej se është bërë pjesë e Big Brother VIP ka bërë disa deklarata të ndryshme.
Kjo pasi ajo shprehu hapur një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana, i cili po ashtu vazhdon të jetë pjesë e shtëpisë së famshme.
Duke qenë se u pajtuan të qëndrojnë vetëm miq, artistja nga Ferizaj duket se u ‘dorëzua’ plotësisht nga ndjenjat që kishte për Canën.
Ajo së fundmi theksoi se e do shumë Granitin si shok, por që herë pas here bëhet edhe xheloze.
“Unë e dua Granitin si shok, por bëhem xheloze. Kështu jam unë, nuk të mesme me mua, ose po ose jo”, u shpreh këngëtarja 27-vjeçare.
Opinionistja Balina nga ana tjetër e kundërshtoi duke argumentuar se kështu po e kushtëzon lojën e Granitit, madje dhe po ‘frikëson’ banorët që nuk guxojnë të flasin me të prej reagimeve që bën.
Pavarësisht që raporti i tyre u komentua shumë, duket se do të ngelë i tillë pa ndonjë ndryshim nga protagonistët.
Fifi mbrëmë (e martë) u zgjodh e preferuara e publikut dhe me këtë rast hoqi nga nominimi Granitin duke e zëvendësuar me Donaldin.
Siç theksuam më herët, dy nga banorët e rinj që do i bashkohen shtëpisë janë edhe DJ Dagz e PM. /Telegrafi/