Interi thuhet se ka rezervuar testet mjekësore për Christian Eriksen të hënën dhe është afër nënshkrimit nga Tottenhami për 20 milionë euro këtë janar.
Eriksen ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar për një largim nga Spurs dhe transferim te Interi në Serie A.
Megjithatë, klubet nuk e kanë pasur të lehtë të gjejnë një marrëveshje transferimi deri më tani.
Por, sipas gazetarit Alfredo Pedulla tashmë është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe Eriksen pritet së shpejti t’i bashkohet Nerazzurrëve.
#Eriksen vede #Inter! Verso gli accordi totali vicini ai 20 milioni chiesti dal #Tottenham. Lunedì il giorno programmato per arrivo e poi visite. Ultimissimi dettagli (al massimo anticipano…)
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 23, 2020
Gazetari i SportItalia shkruan se Eriksen pritet të jetë të hënën në Itali për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtar.
Nuk përjashtohet gjithashtu se danezi mund të jetë të dielën në tribuna për të ndjekur Interin nga afër ndaj Cagliarit. /Telegrafi/
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 23, 2020