Site icon Telegrafi

Merr fund karriera e Cindy Crawford (Foto)

Cindy Crawford po pensionohet nga modelizmi. Bukuroshja 49-vjeçare ka njoftuar se po i jep fund karrierës së saj që zgjati më shumë se 20 vjet dhe se do të largohet kur të mbushë 50 vjet, më 20 shkurt.

Bukuroshja, e cila e la modelizmin si punë të plotë në vitin 2000, ka thënë për revistën Rhapsody: “Jam e sigurt se do të bëj fotografi edhe në dhjetë vitet e ardhshme, por jo më si modele”.

“Kjo është në rregull. Kam punuar me shumë fotografë të mrekullueshëm”, ka thënë ajo, transmeton koha.net.

“Çfarë mund të bëj më shumë? Nuk mund të vazhdoj të ndryshoj më. Nuk duhet të provoj të tregoj edhe më shumë veten. Nuk dua”, ka shtuar Crawford.

Cindy është nënë e dy fëmijëve, një djali 16 vjeçar dhe një vajze 14-vjeçare.

Exit mobile version