Telegrafi

Merr fund gjithçka, Ben Chilwell te Chelsea – zyrtarizimi çështje ditësh

Ben Chilwell do të jetë futbollisti më i ri i Chelseat për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi i majtë anglez më në fund ka arritur marrëveshje personale për një transferim te Chelsea.

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë ka qenë objektivi kryesor i Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes.

Trajneri Frank Lampard e ka kërkuar me ngulm dhe sipas Fabrizio Romanos marrëveshja mes palëve tanimë është arritur.

Gazetari specialist për transferime, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se zyrtarizimi i transferimit të Chilwell në Chelsea nga Leicester City do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

23-vjeçari pritet të bëhet ndër mbrojtësit më të shtrenjtë në Angli, pasi Chelsea besohet se do të paguajë rreth 60 milionë euro te Leicesteri për transferimin e tij.

Tani pas angazhimit të Chilwell, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso priten të largohen nga Stamford Bridges. /Telegrafi/