Një rezervuar karburanti ka marrë flakë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pas asaj që duket të jetë një sulm me dron, ka thënë sot në mëngjes një guvernator i zgjedhur nga Moska.
Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mikhail Razvozhaev shkroi: “Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një goditje me dron”, transmeton Telegrafi.
Razvozhaev tha gjithashtu se askush nuk u lëndua nga zjarri.
“Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve tanë dhe të të gjitha shërbimeve operative”, shtoi guvernatori.
Drone attacks are reported on an oil reserve in occupied #Sevastopol. pic.twitter.com/7zkdIzy0T9
— NEXTA (@nexta_tv) April 29, 2023
“Duke qenë se vëllimi i karburantit është i madh, do të duhet kohë për ta shuar zjarrin”.
Sevastopol, në gadishullin e Krimesë që Rusia aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ka qenë nën sulme të përsëritura ajrore që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Zyrtarët rusë kanë fajësuar Ukrainën për sulmet.
Kievi pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. /Telegrafi/