Një autobus ka marr flakë mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë.
Sipas fotografive dhe videos, të cilat kanë ardhur në adresë të Telegrafit, shihet se autobusi ka qenë i parkuar.
Zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci. /Telegrafi/