Site icon Telegrafi

Merovci: LDK e LVV të bëjnë koalicion, Kurti kryeministër, Haziri president e Osmani kryetare e LDK-së dhe ministre e Jashtme

Adnan Merovci, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet sërish ka rekomanduar një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Merovci, ish këshilltar i presidentit Ibrahim Rugova ka dhënë edhe propozimet për ndarjen e pozitave institucionale.

Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar i Kosovës Lutfi Haziri, kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani, ministre e Punëve të Jashtme dhe kryetare e LDK-së.

Lexoni të plotë postimin:

Vaksina e nevojshme për Kosovën!

Koalicioni: VV + LDK;

Kryeministër: Albin KURTI;

Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;

Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;

Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;

Kjo arrihet nëse aplikohet vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën!. /Telegrafi/

Exit mobile version