Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, së bashku me zv.kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, para fillimit të konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin, ka pasur takim pune me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Siç njoftojnë nga Qeveria, temë kryesore e takimit ka qenë Marrëveshja e Prespës, bashkëpunimi dhe paqja në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës janë shembull pozitiv i Ballkanit dhe ai sukses është inkurajim për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Zaev dhe kancelarja Merkel e cekën rëndësinë e përfitimeve ekonomike që i sjellë bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe potencuan se bashkëpunimet e tilla duhet të intensifikohen në tërë rajonin”, thuhet në kumtesë.
Kryeministri Zaev, në takim theksoi se bashkëpunimi, miqësia dhe reformat që i zbaton vendi janë argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillim të negociatave gjatë verës, qëndron në kumtesë./Telegrafi/