Kryeministri Albin Kurti ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij kryeministër i Republikës së Kosovës.
Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria dhe vendi juaj mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kancelarja Merkel i ka uruar Kurtit shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës. /Telegrafi/